Afati i ZRrE-së, sot shkyçen bizneset pa kontratë furnizimi me energji elektrike

Sot është dita e fundit e afatit që Zyra e Rregullatorit të Energjisë u ka dhënë bizneseve të nënshkruajnë kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar nga ZRrE.

Të gjitha bizneset që nuk e kanë siguruar këtë kontratë, do mbesin pa energji elektrike.

Bazuar në një raportim të Dukagjinit ditë më parë, u bë e ditur se Oda Ekonomike planifikon t’i drejtohet Gjykatës Supreme për aktvendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale që i dha të drejtë ZRrE-së.

Rrugët ligjore po i ndjek edhe i Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë e cila po përgaditet t’i drejtohet Kushtetueses.

Në ndërkohë, sipas Odës Ekonomike, janë mbi 1000 biznese që nuk kanë arritur të bëhen pjesë e tregut të lirë të energjisë dhe rrjedhimisht, preken nga vendimi i ZRrE-së.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025.

Sipas tij, të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit janë të detyruara të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Për të mos mbetur pa energji gjatë kësaj periudhe tranzitore, bizneset u furnizuan përkohësisht nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika