Qendra për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas përditësimit të bërë në orën 15:25, pika kufitare e Dheut të Bardhë paraqitet si më e ngarkuara, me pritje 1 orë e 20 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.
Kjo mbetet pika me fluksin më të madh të qytetarëve që po kthehen në vend.
Ndërkohë, në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për hyrje në Kosovë janë deri në 30 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara.
