Afrika e Jugut: Fëmijët lexojnë me vështirësi deri në moshën 10-vjeçare

Tetë prej 10 fëmijëve në shkollat e Afrikës së Jugut kanë probleme me leximin deri në moshën 10-vjeçare

Tetë prej 10 fëmijëve në shkollat e Afrikës së Jugut, kanë probleme me leximin deri në moshën 10-vjeçare, ka gjetur një studim ndërkombëtar.

Afrika e Jugut është renditur e fundit, në mesin e 57 shteteve që janë vlerësuar në hulumtimin rreth përparimit në lexim. Në këtë studim kanë marrë pjesë 400.000 nxënës nga e gjithë bota. Hulumtimi është realizuar më 2021.

Shkalla e analfabetizmit në mesin e fëmijëve të Afrikës së Jugut, është rritur nga 78 për qind, më 2016, në 81 për qind. Autoritetet kanë thënë se pandemia e koronavirusit e ka nxitur këtë rezultat.

Ministrja e Arsimit në këtë vend, Angie Motshekga, ka thënë se përveç pandemisë, Afrika e Jugut po përballet me sfida të shumta, përfshirë varfërinë dhe pabarazinë. Edukimi është një prej shpenzimeve më të mëdha buxhetore për qeverinë në Afrikën e Jugut.

Mungesa e materialeve të nevojshme për lexim dhe infrastruktura joadekuate në shkolla – përfshirë këtu edhe tualetet – i kanë kontribuuar krizës.

Në anën tjetër, Singapori është renditur në vendin e parë. Studimi, po ashtu, ka treguar se, në përgjithësi, vajzat janë më përpara se djemtë në mësime, në pothuajse të gjitha vendet, raporton REL, përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika