Kryetari i Ferizajt dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për një mandat të katërt, Agim Aliu, ka thënë se për një projekt në qendër të komunës është penguar nga deputetë lokalë të pushtetit.
Aliu, i ftuar në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se projekti që shkolla “Xhon Sereqi” të bëhej park ka dështuar pasi ka pasur ndërhyrje politike.
“Fatkeqsisht nuk është bërë park dhe kjo ka ndodh për shkak të një ndërhyrjeje politike, kanë ndërhyrë deputet lokalë dhe me ndikim politikë atë shkollë e kanë shpallë trashëgimi kulturore. Ne e kemi paraqit si projekt që do të bëhej park ndërsa nëntoka do të bëhej parking prej 700 vendparkingjesh”, tha Aliu.
Megjithatë, Aliu nuk ka treguar konkretisht me emra se nga cilët deputetë është penguar.
“Deputetët lokalë opozitarë është e nënkuptushme se janë të pushtetit, nuk do të përdorja emra”, tha Aliu.