Agim Veliu kërkon llogaridhënie në LDK: Humbjet radhazi janë verdikt i qartë politik

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Kosovë.  Sipas Veliut, humbjet radhazi të LDK-së nuk janë rastësi.

Ish-deputeti Veliu ka thënë se mosreflektimi pas tyre nuk është më gabim – është refuzim i përgjegjësisë.

Ai ka kritikuar ashpër mbylljen ndaj kritikës, mungesën e analizës së brendshme dhe përqendrimin e vendimmarrjes, duke theksuar se këto praktika e kanë dëmtuar rëndë LDK-në dhe e kanë larguar nga misioni i saj themelor politik.

“Humbjet radhazi nuk janë rastësi. Ato janë verdikt i qartë politik. Mosreflektimi pas tyre nuk është më gabim – është refuzim i përgjegjësisë. Një parti që kërkon besimin e qytetarëve nuk mund të sillet sikur humbjet nuk kanë autor.

Mbyllja ndaj kritikës, mungesa e analizës dhe kapja e vendimmarrjes e kanë dëmtuar rëndë partinë dhe e kanë larguar shumë nga misioni i saj”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Ai ka kërkuar publikisht llogaridhënie politike për humbjet, transparencë të plotë mbi vendimmarrjen, e cila sipas tij, mungon kohë të gjatë në LDK dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet!

“Askush nuk është mbi partinë. Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja. Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkruan ai.

Për listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së pati reaguar Veliu, pasi që ky subjekt nuk e përfshiu atë në listë.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LDK ka fituar 13.59%, dhe nga këto rezultate kjo parti pritet t’i ketë 15 mandate (pa votat e diasporës dhe me kusht).

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika