AGK dënon sjelljen e kryetarit Rama ndaj gazetares së “Reporterit”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes dhe gjuhës së përdorur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndaj gazetares së portalit “Reporteri”, Leonora Kolukaj.

Në një deklaratë për media, AGK-ja e cilësoi të papranueshme qasjen e kryetarit Rama, duke theksuar se gazetarja kishte tentuar të bëjë pyetje para një konference për media, por ishte përballur me sjellje të pahijshme nga ana e tij dhe stafit të tij.

“Rama dëgjohet duke e quajtur ‘loçkë’ gazetaren – një gjuhë me tone seksiste që ai e ka përdorur më parë ndaj gazetareve gra. Ndërkohë, gazetarja është shtyrë fizikisht nga ekipi i tij”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni thekson se e dënon fuqishëm këtë qasje dhe e fton kryetarin Rama të përgjigjet në pyetjet e interesit publik dhe të trajtojë gazetarët e mediat me profesionalizëm e respekt.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika