AGK-ja dënon sulmin ndaj Kallxo.com në veri – kërkon siguri për gazetarët 

Pas sulmit ndaj ekipit të gazetarëve të Kallxo.com, në veri të Kosovës, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke thënë se janë të “shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes, të një ekipi të Kallxo.com, në veri të Mitrovicës”

Pamje





Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka dënuar sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të Kallxo.com, në veri të Kosovës.

Në reagimin e AGK-së, thuhet se janë të “shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes, të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës”.

Në veturën e cila u sulmua ishte gazetarja Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu, të cilët ishin sulmuar nga një grup i maskuar i serbëve.

“Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu, u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të shkollës teknike. AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën, ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika