AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës si kryetar i KPM-së, përpjekje për politizim dhe instrumentalizim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar me shqetësim ndaj procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i këtij institucioni, disa ditë para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

AGK-ja ka ngritur pikëpyetje ligjore mbi mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila sipas tyre, përcakton se kryetari i ri duhet të zgjidhet pas skadimit të mandatit ose shkarkimit të kryetarit aktual.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka përcjellur me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Zgjedhja e sotme, sipas AGK-së, përbën një precedent që mund të kërcënojë pavarësinë e këtij institucioni kushtetues.

Në reagimin e saj, AGK-ja e ka cilësuar këtë proces si një përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së në shërbim të interesave të partisë në pushtet. Ky qëndrim mbështetet në deklaratat publike të iniciatorëve të ndryshimeve që çuan në këtë votim.

“AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme.

Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”, thuhet më tej në reagim.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika