Kryetari i Lipjanit dhe kandidat për një mandat të ri nga LDK-ja, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takime me qytetarët në fshatin Kraishta, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.
“Entuziazëm i jashtëzakonshëm në secilin takim me ju. Kraishta na priti me përkrahje të madhe, duke treguar se puna jonë në këto vite është vlerësuar dhe besimi juaj për të ardhmen është i palëkundur. Faleminderit nga zemra për këtë besim dhe përkrahje, vazhdojmë së bashku drejt zhvillimit, drejt mundësive të reja, drejt së ardhmes. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin! Për fitoren e madhe!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.