Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit,Imri Ahmeti ka kujtuar sot dëshmorin e UÇK-së, Hashim Ilazi i njohur si “Buqi” nga Torina.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Ilazi ishte një nga luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili jetën ia kushtoi lirisë së atdheut.
“Edhe pse sot nuk është më mes nesh, kujtimi për të jeton në çdo relikt që familja e ruan me dashuri dhe respekt në një kënd të shtëpisë së tyre. Ai është pjesë e pavdekësisë së luftëtarëve të lirisë dhe veprat e tij mbeten të gdhendura në historinë dhe zemrat tona. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar ai.