Ahmeti për shtrenjtimin e rrymës: Të gjithë akterët energjetik të marrin përgjegjësinë e dështimit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kreshnik Ahmeti, vlerëson se kanë mbështetur protestën kundër shtrenjtimit të rrymës dhe u ka bërë thirrje bizneseve për pjesëmarrje, por megjithatë numri i protestuesve ishte i vogël.

Ahmeti, në “FIVE” në Dukagjin u shpreh se nga ZRRE-ja, KEDS-i, KESCO e të gjithë akterët energjetik duhet të marrin përgjegjësi për dështim pasi sipas tij është e papranueshme rritja e vazhdueshme e energjisë, njofton Dukagjini.

“Ne e kemi mbështetur dhe unë kam marrë pjesë bashkë me gjithë menaxhmentin që kemi qenë, gjithashtu u kam bërë thirrje të gjitha bizneseve që për aq sa kanë mundësi të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë protestë. Fatkeqësia është shumë e madhe se gjatë gjithë ditës ankohemi por kur vije puna në protestë askush nuk del. Arrestimi i plakut në protestë ishte më shumë tregues i pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës – plus kërkuan forca shtesë që ta merrte mendja që po bëhej luftë – e gjitha ishte e paarsyeshme”, u shpreh Ahmeti.

“E njëjta po ndodh sërish pas shtrenjtimit të rrymës vitin e kaluar dhe gjithçka është e dyshimtë në veçanti pas reduktimeve që ishin ditë më parë e këtu janë fajtore KEDS-i dhe KESCO që nuk po i kryejnë gjatë verës investimet e duhura  – pasoja e dështimeve menaxheriale në të gjitha akterët energjetikë prej ZRRE-së e tutje – të gjithë duhet të marrin përgjegjësi për të gjitha veprimet që ne po paguajmë”, u shpreh Ahmeti.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika