Ahmeti: Ribari i Madh dhe Zllakuqani, dëshmi se kemi punuar në çdo fshat

Kryetari i Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka prezantuar programin e tij sonte në Ribari i Madh dhe Zllakuqan, duke theksuar projektet e realizuara në këto fshatra.

Sipas Ahmetit, ndër projektet e realizuara janë ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i sallës sportive, zgjerimi i rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimi i rrugës kryesore deri në Poturovc dhe projekte të tjera infrastrukturore.

“Programin tonë, që në qendër ka qytetarin dhe vazhdimësinë e punëve të mira, e prezantuam sonte në mesin e qytetarëve të Ribarit të Madh dhe të Zllakuqanit. Përkushtimi i tyre dhe mbështetja masive na japin forcë për fitoren e madhe që na pret. Ribari i Madh dhe Zllakuqani konfirmuan edhe një herë se qëndrojnë të bashkuar me objektivat dhe vizionin tonë për të vazhduar përpara”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika