Kryetari i Lipjanit dhe kandidat për një mandat të ri nga LDK, Imri Ahmeti ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve në tubimin e mbajtur në Rufc të Ri, Rufc të Vjetër, Hallaq të Vogël dhe Ribar të Vogël dëshmon përkrahjen e madhe që ai po merr në këtë garë zgjedhore.
Ai tha se mbështetja e qytetarëve lidhet me projektet e realizuara deri më tani, nga ndërtimi i çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve, e deri te investimet infrastrukturore.
“Kjo mbështetje e madhe vjen sepse ne kemi një program që prek realisht përditshmërinë e qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj! Përtej fjalëve, me punë – për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.