Kandidati për kryetar të Komunës së Graçanicës nga “Aleanca Shqiptare”, Leutrim Ajeti, ka deklaruar se beson se do të fitojë direkt në zgjedhjet e 12 tetorit pa pasur balotazh.
“Unë besoj që po. [Nëse shkohet në balotazh[,po do të bisedojë me Listën Serbe, fillimisht edhe do ta shqyrtojmë”, ka thënë Ajeti.
Ai ka shtuar se komuniteti serb e njeh mirë punën e tij dhe angazhimin për të gjitha komunitetet.
“Mua komuniteti serbë më njohin mirë, edhe e dinë se sa kam punuar aty për të gjitha komunitetet”, ka shtuar ai.
Ajeti ka përmendur për herë të parë punën që ka bërë për banorët, ku kanë jetuar në kushte të vështira dhe ka pasur me probleme psiqike.
Ai ka treguar se bashkë me një këshilltare kanë ndihmuar për përmirësimin e banesave dhe tash banorët jetojnë në kushte të mira.