Ajeti: Do të jemi fitues të padiskutueshëm – Aleanca Shqiptare bashkon të gjithë komunitetet në Graçanicë

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës,  dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojnë në zgjedhjet lokale në Graçanicë me iniciativën e përbashkët “Aleanca Shqiptare”.

Kandidati për kryetar të komunës nga kjo aleancë, Leutrim Ajeti, ka thënë në Debat Plus se kjo aleancë është e hapur për të gjithë qytetarët, jo vetëm për shqiptarët, përfshirë komunitetet serbe, rome dhe ashkali.

“Jo vetëm shqiptarët po të gjithë duhet, ta votojnë sepse ne jemi të hapur për të gjithë, edhe për serbët. Dikush mund të mendojë se aleancën e kemi krijuar dikur vonë, por kjo është tentativë qysh para shumë vitesh, dhe unë kur kam marrë pozitën për nënkryetar të komunës mendoj se prej aty fillon ky bashkim i forcave shqiptare në Graçanicë sepse unë kam qenë i hapur për të gjithë pa dallim jo vetëm për shqiptarët por edhe komunitetin serbë, romë, ashkali dhe të gjitha komunitet. Shqiptarët e kanë pasur një adresë dhe më nuk kanë shikuar parti”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka shtuar se shqiptarët tashmë kanë një adresë të përbashkët politike dhe se aleanca do të punojë fuqishëm me të gjitha komunitetet, duke mos lejuar që presionet të ndikojnë në këtë bashkëpunim.

“Unë besoj fuqishëm se më 12 tetor ne do të jemi fitues u padiskutueshëm”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika