Akademia Dukagjini pjesë e konferencës ndërkombëtare – arsimi gjatë gjithë jetës

Akademia Dukagjini me profesorin e mirënjohur nga Shqipëria, Bardhyl Musai, ishte pjesë e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, e cila në fokus e ka arsimin gjatë gjithë jetës, me qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri te arsimi profesional.

Nën ombrellën e Institutit Pedagogjik, nisi Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Arsimi gjatë gjithë jetës: qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri te arsimi profesional”.

Qindra studiues e profesorë të spikatur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, për dy ditë me radhë, do të prezantojnë hulumtimet, e do të ndërthurin pikëpamjet me ekspertë të dikastereve të ndryshëm të arsimit.

“61 folës që do të marrin pjesë me prezantimet e tyre në këtë konferencë, 6 nëntemat e kësaj conference që  do të pasurohen edhe nga kontributet tuaja se janë një vlerë e çmuar, dhe po ashtu përputhen me vizionin dhe veprimet tona në Ministri të Arsimit”, ka thënë ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kontribut të çmueshëm dhe të mirëpritur në mesin e sallës të stërmbushur me studiues, profesorë e mësimdhënës, dha edhe përfaqësuesi i Akademisë Dukagjini, profesori i mirënjohur nga Shqipëria, Badhyl Musai.

“Unë do të thosha që Akademia Dukagjini e themeluar rishtazi është fokusuar që të kthehet në qendër ekselence të mbushë një boshllëk, që ekziston në Kosovë, për ta futur në një hulli të karakterit profesional, në formë të strukturuar dhe afatgjatë, që të menaxhojnë në mënyrë të vazhdueshme të gjitha ndryshimet që ndodhin në arsim”, ka thënë Musai.

Përfaqësuesi i Akademisë Dukagjini, hulumtimin për zhvillimin e të lexuarit kuptueshëm përmes strategjive ndërvepruese e ka kryer me mbi një mijë mësimdhënës, prej të cilëve ka pranuar mbi 320 përgjigje.

Hipotezat që hulumtimi i nxori të sakta janë dy: mësimdhënësit i kanë njohuritë e nevojshme metodologjike, dhe i zbatojnë nëpër klasa, ndërsa nuk vërtetohet hipoteza se shumica e tyre përdorin metoda tradicionale gjatë mësimdhënies.

Teknologjia, cilësia, kurrikulat, e funksionimi zinxhirore brenda vetë institucioneve arsimore, do të jenë tema bosht edhe gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare që përfundon më 19 shtator.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika