Aksident me fatalitet në Graçanicë: Shoferi godet për vdekje një këmbësor

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Graçanicë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, vozitësi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika