Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Ukë Mavriqi” në Shkabaj – përkatësisht në udhëkryqin që lidhë rrugën që të dërgon në qendër të Prishtinë me rrugën për në Mitrovicë.
Në pamjet që ka siguruar Dukagjini, shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor teksa në vendin e ngjarjes është edhe Policia.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident – pasi Dukagjini ende nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët e Policisë për rajonin e Prishtinës lidhur me këtë rast.
