Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku një person ka pësuar lëndime trupore, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.