Aksident në Gjakovë, lëndohen dy persona

Janë lënduar dy persona nga një aksident trafiku të shtunën në fshatin Botushë të Gjakovës

Ilustrim

Ka ndodhur një aksident trafiku të shtunën në fshatin Botushë të Gjakovës nga i cili janë lënduar dy persona.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Elezaj.

“Rreth orës 17:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Botushë-Gjakovë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, për pasojë përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore (lëndime të lehta trupore)”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se të lënduarit  janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

“Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika