Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në rrugën drejt Hani i Elezit.
Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.
Si pasojë, rruga mbetet e mbyllur në të dy korsitë.
“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.