Aksident në Kaçanik, vdes një person 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Begracë të Kaçanikut, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:05 dhe në të janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Njëri nga drejtuesit, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ka ndërruar jetë.

“Fsh. Begrace, Kaçanik 23.09.2025-15:05. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja. Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare -drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika