Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka treguar ajo.
Njësiti i trafikut po vazhdon procedurat.