Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Qungur të Pejës.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bën të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes teksa një person tjetër ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Qungur të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës e pastaj për në QKUK”, u shpreh Gashi.