Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mëngjesin e së martës në lagjen Veternik të Prishtinës.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar nga njësiti rajonal i trafikut.