Aksident trafiku në Prizren, humb jetën një person

Si pasoj e një aksidenti komunikacioni në Prizren ka humbur jetën një person

Ilustrim





Një person të mërkurën e 23 nëntorit ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në Arbanë të Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se personi që shkaktoi aksidentin tashmë është arrestuar dhe është ndaluar për procedura të mëtejme.

Sipas policisë, viktima kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve ‘SHELL'”.

“Viktima me autoambulancë ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjellë për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika