Aksidenti në Lepenc, Sveçla: Kemi ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me aksidentin në Lepenc, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kenë rezultate sa më të shpejta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me aksidentin në Lepenc, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kenë rezultate sa më të shpejta.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë tutje se pas koordinimit me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

“Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut, janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi”, shkruan Sveçla.

Është duke u raportuar se mbrëmë një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc në Maqedoni të Veriut.

Në veturë gjendeshin katër persona, një është shpëtuar dhe tre prej tyre janë ende në kërkim.

Atje janë duke qëndruar njësitet profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika