Aksidentohen tri vetura në Istog, lëndohen dy persona

Foto ilustruese

Tri vetura janë aksidentuar mbrëmjen e së shtunës në Istog.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 22:00 jemi njoftuar për një aksident mes tri veturave, në Istog. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës. Njësitet përkatëse të hetuesve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur”, tha Gashi.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika