Aksion në Prishtinë, arrestohen dy persona – sekuestrohen 20 mijë euro, veturë dhe dokumente të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet M.M. dhe Z.J.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale, mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me një pronë të paluajtshme në Veternik me sipërfaqe prej 56 ari.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar, një veturë në vlerë 50,000–60,000 euro, 20,000 euro para, dokumente pronësore të dyshuara të falsifikuara, katër telefona celularë.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, nga personat e dyshuar janë sekuestruar këto prova materiale: një (1) veturë në vlerë prej 50,000 deri në 60,000 euro; para në shumën prej 20,000.00 (njëzet mijë) euro; dokumente të ndryshme pronësore, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara; si dhe katër (4) telefona celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në procedurën e mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Hetimet vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës, ndërsa ndaj të dyshuarve do të ndërmerren veprimet ligjore të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika