Aktakuzë ndaj 7 personave për urën që s’u ndërtua në Ngucat – buxheti i Kosovës humbi mbi 24 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K., M.B., E.Sh., A.E., B.N. dhe Z.T., duke vepruar si persona zyrtarë, dyshohet se kanë tejkaluar kompetencat ose nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare për të mundësuar përfitim të paligjshëm për të tjerët.

Këto veprime dyshohet se shkaktuan dëm në buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën 24,308 euro.

Në këtë rast, B.K., menaxher i kontratës për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Ngucat, ka përgatitur raport me të dhëna të pasakta për një urë metalike që nuk është ndërtuar. M.B., zyrtar i prokurimit, nënshkroi kontratën për ndërtimin e urës, megjithëse ura nuk ekzistonte.

Të tjerët, përfshirë drejtorë, hartues projektesh dhe monitorues, dyshohet se kanë lejuar nënshkrimin e kontratës me mospërputhje ndërmjet dokumenteve projektuese dhe realitetit të punimeve.

Ndërkaq, A.M., përfaqësues i operatorit ekonomik që mori kontratën, akuzohet për mashtrim në prokurim publik, pasi ka paraqitur raport të rremë për punime që nuk janë kryer.

Prokuroria ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, përfshirë edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën apo shërbimin publik për personat zyrtar.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika