Aktakuzë ndaj 8 policëve e 4 qytetarëve për ryshfet

Të pandehurit, T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërsa të pandehurit B.K, A.A, S.S dhe D.I, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 8 policëve për “marrje ryshfeti” e katër qytetarëve për “dhënie ryshfeti”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve, T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, B.K, M.J, A.A, S.S, D.I është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se gjatë periudhës kohore shtator 2021 deri në korrik 2022, në pikëkalimin kufitar te Hani i Elezit, gjegjësisht në zyrën e Evidencës Paraprake si dhe gjatë patrullimit si Njësi e Anti Kontrabandës në pjesën veriore, por edhe në pjesë të tjera të vendit, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtarë – zyrtar policor, në vazhdimësi secili veç e veç, por edhe duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar.

Të pandehurit T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit, ndërsa të pandehurit B.K, A.A, S.S dhe D.I, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika