Aktakuzë ndaj Milosh Antoviqit, dyshohet për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë

Për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në majin e dy viteve më parë është ngritur një aktakuzë e re. I pandehur kësaj radhe është Millosh Antoviq, i cili akuzohet për katër vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Milosh Antoviqit, për përfshirje në ngjarjet e dhunshme që ndodhën më 29 maj 2023 në komunën e Zveçanit.

Atë ditë u sulmuan pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se Antoviq përballet me një listë të gjatë veprash penale, përfshirë: Sulm ndaj personit zyrtar, Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm, Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe Posedim i paautorizuar i armëve.

“Sipas aktakuzës, më 29.05.2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri M.A, i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri”.

Sipas Prokurorisë, përkundër urdhrave për shpërndarje të qetë të turmës, Antoviq ka vazhduar dhunën në bashkëveprim me të tjerë, duke e përshkallëzuar situatën në përmasa shqetësuese.

M.A akuzohet se, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës, së bashku me të pandehurit tjerë kishin filluar të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar.

“Si pasojë e këtyre veprimeve, të cilat M.A, sipas aktakuzës, i ka kryer në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, janë shkaktuar lëndime të rënda trupore tek disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe dëme të mëdha materiale në automjete zyrtare dhe të gazetarëve që kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”.

Prokuroria Speciale po ashtu i ka propozuar Gjykatës që Millosh Antoviq të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procesit gjyqësor, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë vazhdimin e masës.

Më 15 prill 2025, në shtëpinë e Antoviq-it është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substance narkotike, që tejkalon 900 gramë.

Në të njëjtën ditë, Policia e Kosovës i ka sekuestruar edhe një armë të gjatë, për të cilën nuk posedonte leje.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika