Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rreth 172 mijë euro para të gatshme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, nga viti 2018 e deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, dyshohet se me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar deponime në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve financiare të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 euro.

Rasti është proceduar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika