Aktakuzë ndaj tre policëve për keqtrajtimin e qytetarit në Klinë

Pokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre ish-zyrtarëve policorë, N.G, Sh.S dhe E.E, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kallëzim të rremë dhe lëndim të lehtë trupor.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, pjesëtarë të Njësisë Reaguese të Policisë në Klinë, kanë keqpërdorur autorizimet zyrtare duke e goditur viktimën D.K. me shuplaka dhe grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke cenuar dinjitetin e tij.

Gjithashtu, ata dyshohen se kanë bërë kallëzim të rremë ndaj të njëjtit, duke pretenduar se ai kishte sulmuar një zyrtar policor.

Prokuroria ka kërkuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për të pandehurit si dënim plotësues.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika