Aktivistët e PDK-së i hedhin dinarë të printuar ambasadorit Berishaj, policia arreston një person

Një person është arrestuar të enjten e 26 janarit, pasi dyshohet të ketë hedhur dinarë të printuar në drejtim të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.

Në një video të publikuar nga PDK-ja, shihet një aktivist teksa hedh dinarë të printuar në drejtim të ambasadorit Berishaj. Aktivisti në fjalë me emrin Milot më pas edhe është arrestuar.

Për këtë PDK ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti”, thuhet në reagim.

“Njëkohësisht, duke dënuar trajtimin jo demokratik dhe në kundërshtim me lirinë e shprehjes të Policisë gjatë arrestimit të aktivistit tonë Milot Krasniqi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!  Sot është arrestuar personi i gabuar’, vijon reagimi.

Sipas PDK-së, ambasadori me aktakuzë Martin Berishaj “nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës”.

Siç thuhet në këtë reagim, në Prishtinë ai duhet të vijë vetëm për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe të jap llogari për skandalin në të cilin është përfshirë.

“E vërteta nuk do të mund të fshihet, përkundër mbrojtjes së pakuptueshme dhe të dyshimtë që po i bëhet, sado e madhe të jetë piramida e këtij skandali”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika