Aktori amerikano-kanadez Jim Carrey dhe shkrimtarja kanadeze Margaret Atwood janë mes 100 kanadezëve që iu është ndaluar hyrja në Rusi, sipas një liste të re të zezë nga Ministria e Jashtme ruse.
Carrey dhe Atwood kanë folur kundër pushtimit rus të Ukrainës. “Më thyhet zemra kur shoh njerëz të pafajshëm (veçanërisht fëmijë) të vënë në rrezik nga një tjetër hov politik madhështor i historisë. . Kujdes nga të padashurit”, ka thënë Carrey.
Shkrimtarja Atwood, 82-vjeçare është e njohur më së shumti për shkrimin e “The Handmaid’s Tale” ishte një nga një mijë nënshkrueset e një letre të hapur në shkurt, e cila dënonte “luftën e pakuptimtë”.

Së fundmi, Kanada ka njoftuar se ka dhuruar 500 milionë dollarë të tjera ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën dhe sanksione të reja ndaj gati dy duzina rusë, raporton “The Telegraph”.
Sanksionet e së hënës synojnë 23 individë rusë “të përfshirë në shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër liderëve të opozitës ruse”, duke përfshirë oficerë policie, prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të burgjeve, shtoi ai.
Jim Carrey është aktor kandezo-amerikan, 60-vjeçar është dy herë fitues i Golden Globe. Ai ka luajtur në një mori filmash komedi duke përfshirë “Dumb and Dumber”, “Bruce Almighty” dhe “The Mask”.