Akuzë për monopol të fshehur: DhTIK çon në gjykatë ZRRE-në

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka dorëzuar sot një padi zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e akuzuar për shkelje të rënda ligjore dhe procedurale në vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Sipas një komunikate për media nga DhTIK, vendimi i ZRRE-së është cilësuar si i nxituar, arbitrar dhe i papërgatitur mirë, me pasoja të drejtpërdrejta për qëndrueshmërinë financiare të bizneseve në vend.

“Vendimi është marrë pa konsultime paraprake me palët e interesit dhe pa një analizë të thelluar të tregut, çka rrezikon jo vetëm qëndrueshmërinë e bizneseve, por edhe vendet e punës,” thuhet në deklaratë.

DhTIK gjithashtu ngre shqetësimin se, ndonëse është deklaruar se tregu është liberalizuar, aktualisht vetëm kompania KESCO po dërgon oferta për furnizim me energji për biznese. Sipas tyre, kjo gjendje përbën një monopol të fshehur dhe rrezikon të çojë në abuzime me çmime dhe cilësinë e shërbimit.

Për këtë arsye, DhTIK i bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë për pezullimin e vendimit të ZRRE-së dhe të urdhërojnë kthimin në një proces të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, politike dhe publike për të siguruar një treg të drejtë dhe të hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika