Al Jazeera ngre padi në GJNP për vrasjen e gazetares, Abu Akleh

Rrjeti televiziv me bazë në Doha, Al Jazeera, ka njoftuar se ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për vrasjen e gazetares Shireen Abu Akleh. Padia përfshin prova të reja të dëshmitarëve dhe videopamje që tregojnë qartë se gazetarja dhe kolegët e saj u qëlluan direkt nga Forcat pushtuese izraelite





Rrjeti televiziv me bazë në Doha, Al Jazeera, ka njoftuar se ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për vrasjen e gazetares, Shireen Abu Akleh, e cila po mbulonte një bastisje të forcave izraelite.

Ky rrjet televiziv ka thënë se padia përfshin prova të reja të dëshmitarëve dhe videopamje që tregojnë qartë se gazetarja dhe kolegët e saj u qëlluan direkt nga Forcat pushtuese izraelite.

Abu Akleh, 51 vjeç, gazetare palestinezo-amerikane, është vrarë më 11 maj.

Ministria palestineze e Shëndetësisë kishte deklaruar se ajo ishte qëlluar në kokë, derisa mbulonte një bastisje të ushtrisë izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Në shtator, ushtria izraelite pranoi se Abu Akleh ishte vrarë “gabimisht” nga të shtënat e një ushtari izraelit.

Por, Al Jazeera ka theksuar se pretendimet izraelite se gazetarja u vra gabimisht ishin “të pabazuara”, shkruan Anadolu.

“Dëshmitë e paraqitura në Zyrën e Prokurorit konfirmojnë, pa asnjë dyshim, se në zonën ku ndodhej Shireen nuk kishte të shtëna, përveç se forcat pushtuese izraelite qëlluan drejt në të”.

“Dëshmitë tregojnë se kjo vrasje e qëllimshme ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të shënjestruar dhe heshtur Al Jazeera-n”, ka thënë rrjeti.

Disa agjenci kryesore mediatike, duke përfshirë Al Jazeera, CNN, Associated Press, Washington Post dhe New York Times, kryen hetimet e tyre, nga të cilat, të gjitha erdhën në përfundim se Abu Akleh ishte vrarë nga plumbi izraelit.

“Al Jazeera përsërit angazhimin e saj për arritjen e drejtësisë për Shireen dhe kërkimin e të gjitha rrugëve për të siguruar që të kërkohet përgjegjësi nga autorët dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet nga rrjeti televiziv.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika