Albion Sinani – talent i ri nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër dhe ëndërron fanellën Dardane

Në një pasdite të zakonshme në Bern, mes shumë lojtarëve që ndjekin ëndrrën e futbollit, spikat një djalosh 18-vjeçar me rrënjë nga Kosova. Ai është Albion Sinani – një emër që me shumë mundësi do ta dëgjojmë shpesh në të ardhmen.

Albioni futbollin e nisi në moshën 6 vjeçare dhe që atëherë, futbolli është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij. Me disiplinë dhe punë të palodhur, ai sot është pjesë e klubit FC Breitenrain Bern, një skuadër që po i jep mundësinë të rritet dhe të shfaqë potencialin e tij.

Qetësia me topin, pozicionimi i saktë dhe aftësia për të lexuar lojën e bëjnë atë një mesfushor të kompletuar dhe të domosdoshëm për skuadrën. Në moshë të re ka qenë edhe pjesë e skuadrës së İstanbul Başakşehir në Turqi.

18 vjeçari tregoi edhe synimet për të ardhmen. Ëndrra e tij më e madhe është të luajë një ditë në një nga ligat elitare të Europës, por zemra e tij rreh fort për Kosovën. Ai dëshiron të nisë rrugëtimin me fanellën dardane që nga grupmoshat, e të arrijë deri tek Kombëtarja A.

Por përtej fushës, Albion Sinani është një i ri me këmbë në tokë. Ai kalon kohën e lirë me familjen, që është gjithmonë pranë tij dhe ka qenë mbështetja më e madhe në rrugën drejt suksesit.

 Është kjo lidhje e fortë me familjen që i ka dhënë forcë në momentet më të vështira dhe motiv për të mos u ndalur kurrë.

Në ndeshjen e fundit, Albion Sinani spikati si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Ai dominon mesfushën me leximin e saktë të lojës, qetësinë me topin dhe aftësinë për të ndërprerë aksionet kundërshtare. Albioni është shembulli i një të riu që po ecën me hapa të sigurt drejt ëndrrës së madhe. Dhe ndoshta shumë shpejt, emri i tij do të jetë më i njohur – jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika