Ali Berisha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Pejës, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se Gazmend Muhaxheri, kryetari aktual i Pejës, nuk ka pasur dëshirë që ai të jetë rival në garë.
“Është e kuptueshme që Gazi nuk ka pas dëshirë që unë të hy në garë, edhe po e thonë pse u hyra”, ka deklaruar Berisha.
Më tej, ai është shprehur se qytetarët ia kanë kërkuar të kandidojë, pasi sipas tyre, “qyteti nuk është mirë”.
“Jemi hy në garë për shkak të situatës së krijuar, asnjë pretendim s’kam pasur – qe 12 vjet s’kam kandiduar hiç – por duke e pa, duke i pa njerëzit që kanë komuniku vazhdimisht me mua, qytetarë të Pejës të profesioneve të ndryshme, më kanë thënë: hajde të bëjmë diçka se qyteti nuk është mirë”, ka thënë Berisha.