Ali Berisha premton unazën e qytetit të Pejës

Ali Berisha, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Pejës, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se është e pafalshme që një qytet si Peja të mos ketë asnjë semafor, duke akuzuar kryetarin aktual Gazmend Muhaxheri për “fjalë shumë e mos punë”.

“Këto më tepër janë fjalë sesa punë, do të thotë e kundërta e asaj që thotë. I krahasojmë qytetet përreth me qytetin e Pejës dhe shihet qartë ndryshimi. Nëse krahasohet vetëm Gjakova me Pejën, me buxhete të përafërta e me numër të ngjashëm banorësh – ku është sot Gjakova e ku është Peja?” – ka pyetur Berisha.

Sipas tij, buxheti i Komunës së Pejës është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, duke u orientuar më tepër në zona periferike dhe në projekte të caktuara, shpesh në ambientet ku kanë pasur prona zyrtarë të komunës.

“Buxhetet e komunës së Pejës më tepër kanë shkuar në periferi, në projekte të caktuara, nëpër ambiente të caktuara, qoftë kah Rugova, ku kanë pas prona të caktuara zyrtarët e komunës…”, ka shtuar Berisha.

‘’Qyteti është mbet keq. Pjesa urbane është keq. Keni pa që nuk është zhvillu mjaftueshëm asnjë pjesë, asnjë lagje e qytetit…’’, është shprehur tutje.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika