Aliu jep detaje për sistemin e monitorimit të pesë digave ekzistuese në Kosovë

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë drejt finalizimit sistemet e monitorimit për pesë digat ekzistuese në Ujman, Radoniq, Batllavë, Badovc dhe Përlepnicë, si dhe realizimit të pesë Digave të Reja në Firajë, Kamenicë, Kuqicë, Dragaqinë dhe Pollatë

Foto nga ministri i Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu.

Ministri i Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu, ka bërë të ditur tashmë janë duke u finalizuar sistemet e monitorimit për pesë digat ekzistuese në Ujman, Radoniq, Batllavë, Badovc dhe Përlepnicë, si dhe realizimin e pesë digave të reja në Firajë, Kamenicë, Kuqicë, Dragaqinë dhe Pollatë.

Në njoftimin e tij në Facebook, ministri Aliu ka informuar se janë kryer përgatitjet e nevojshme për të siguruar monitorimin e këtyre digave në aspektin gjeodezik, hidraulik, gjeologjik, sizmik dhe hidrometeorologjik.

Po ashtu, siç ka thënë ai, janë duke u vendosur sisteme automatike të alarmeve në disa prej këtyre digave për të parandaluar incidente të mundshme.

Gjithashtu, është planifikuar themelimi i Komitetit Shtetëror për Diga për menaxhimin e këtyre projekteve.

“Si Ministri e kemi prioritet që të kemi një model të duhur mjedisor, që të balacojmë ndikimet mjedisore dhe sociale duke marrë masa lehtësuese për rehabilitimin dhe mbrojtjen e habitateve, por edhe duke ruajtur zonat me vlera të larta konservuese”, ka shkruar ai.

Ministri Aliu gjithashtu ka theksuar rëndësinë e respektimit të aspekteve mjedisore dhe sociale në zhvillimin e këtyre projektet.

Sipas tij, synimi është të minimizohen ndikimet mjedisore dhe sociale, duke marrë masa për rehabilitimin dhe mbrojtjen e habitateve, si dhe ruajtjen e zonave me vlera të larta konservuese.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika