Aliu: Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Agim Aliu, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka thënë se katër komunat veriore të Kosovës, përfshirë Komunën e Mitrovicës së Veriut, janë pjesë zyrtare e këtij asociacioni dhe paguajnë anëtarësinë e tyre.

Ai e konsideroi propagandë dhe shpifje çdo përpjekje për të mohuar këtë fakt, duke theksuar se një veprim i tillë nuk i shërben interesave të qytetarëve të Kosovës.

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Gjatë mbledhjes së sotme të Asociacionit, situata u tensionua mes disa kryetarëve të komunave, duke arritur thuajse në përleshje fizike.

Një ndër zërat kritikë ishte kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, i cili u ankua se gjatë mbledhjes u mohua e drejta e fjalës. Sipas tij, ky mohim erdhi nga vetë kryetari i AKK-së, Agim Aliu. Rahimaj theksoi se kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kërkoi futjen në rend të ditës të çështjes së përfaqësimit të Lëvizjes Vetëvendosje në bordin e AKK-së, por kjo kërkesë u refuzua.

“Ne fillimisht kërkuam që të futen dy pika të rendit të ditës, ndërsa aty është mohuar edhe e drejta e fjalës nga vetë kryetari Aliu, fillimisht kryetari Bulliqi kërkoi që të futet në rend dite që LVV-ja, të ketë vendin e vet në bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës… Më pas kam marrë fjalën e kam kërkuar që të futet në rend dite edhe propozimi për anëtarësimin e Komunave të Veriut te Kosovës në këtë organ, pasi këto komuna në organet e tyre më të larta kanë marrë vendim që të bëhen anëtare e Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka thënë Rahimaj në FIVE të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika