Aliu: Nga sot kontrolle të rregullta në rrugë për mjetet që s’kanë kontrollime teknike

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se nga sot do të kryhen kontrolle të rregullta në rrugë për mjetet pa kontroll teknik, duke shprehur qëllimin për të përmirësuar sigurinë rrugore

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.

Përmes këtij Udhëzimi, ministri Aliu ka njoftuar se tashmë do të ketë kontrolle të rregullta në rrugë për mjetet që nuk i përmbushin kriteret e kontrollimit teknik.

Aliu ka theksuar se miratimi i Udhëzimit Administrativ është rezultat i një pune të palodhur dhe intensivisht të kujdesshme.

“Pas një pune intenzive, miratuam Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë. Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Po ashtu, ai ka thënë se Udhëzimi Administrativ ka një rëndësi të veçantë, pasi është hartuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Aliut, kjo masë do të kontribuojë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik dhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika