Aliu për dënimin e Salih Mustafës: 26 vjet dënim për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Salih Mustafa u dënua pa të drejtë

Liburn Aliu, Salih Mustafa

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu tha se ish-komandant Calit iu dha një dënim i pamerituar, dhe se ai kishte luftuar për çlirimin e vendit nga pushtimi serb.

Ai e përmendi edhe votën kundër të Lëvizjes Vetëvendosje për Gjykatën Speciale, duke thënë se “sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë”.

“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë. Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së. Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!”, ka thënë ai.

Gjykata Speciale, këtë të premte, e ka dënuar me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika