Ambasada britanike mirëpret miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale: E rrit efikasitetin e hetimeve

“Do të ofrojmë ndihmën tonë për të siguruar zbatim të suksesshëm të Njësisë. Parashikojmë që ekipet, e udhëhequra nga prokurori i rastit, do të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike në Kosovë

Ambasada britanike në Kosovë e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Kjo ambasadë ka theksuar se me propozimin e saj do të krijohet edhe Njësia e Veçantë Hetimore, si pjesë e këtij ligji.

“Do të ofrojmë ndihmën tonë për të siguruar zbatim të suksesshëm të Njësisë. Parashikojmë që ekipet, e udhëhequra nga prokurori i rastit, do të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve. Kjo qasje bashkëpunuese do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Prokurorinë Speciale, Projektligjin për pronën publike, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, atë për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe Projektligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika