Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka dhënë një paralajmërim të qartë pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hargreaves theksoi nevojën urgjente që klasa politike të bashkohet dhe të gjejë një zgjidhje për krizën institucionale që po zgjat prej më shumë se gjashtë muajsh.
“Përndryshe, Kosova po hyn në territor të panjohur dhe shtetasit e saj vazhdojnë të humbin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ambasadori pas dështimit të 52-të për konstituimin e Kuvendit.