Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik në Kosovë ka takuar sot kryetaren e Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiun.
Gjatë bisedës u diskutua për zgjedhjen e ardhshme të presidentit, si dhe për progresin e Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026.
“I kënaqur që takova kryetaren e kuvendit Albulena Haxhiu dhe e përgëzova për zgjedhjen e saj. Përshëndeta progresin e shpejtë që ka bërë kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam edhe zgjedhjen e ardhshme të presidentit. Ne presim me padurim bashkëpunim të ngushtë me ta”, shkruan ambasadori në njoftim.