Ambasadori i ri i Serbisë në SHBA ia dorëzon Trumpit letrat kredenciale dhe e fton për vizitë në Beograd

Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Dragan Shutanovac, ia dorëzoi presidetit amerikan, Donald Trump letrat kredenciale më 28 korrik në Shtëpinë e Bardhë dhe e ftoi atë për një vizitë në Beograd.

Në një postim në rrjetet sociale, Shutanovac tha se gjatë takimit me Trumpin është diskutuar për mundësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin në fusha si: energjia, inteligjenca artificiale, infrastruktura dhe mbrojtja.

“Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ia kujtova presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë”, shkroi Shutanovac.

Sipas tij, mesazhi i këtij takimi ishte i qartë: “Ta bëjmë partneritetin strategjik serbo-amerikan madhështor sërish” – një shprehje që i referohet sloganit të njohur të fushatës së Trumpit.

Ambasadori Shutanovac theksoi se Serbia dhe SHBA-ja po shqyrtojnë mundësi bashkëpunimi në disa drejtime me rëndësi strategjike, përfshirë energjinë, inteligjencën artificiale, projektet infrastrukturore dhe fushën e mbrojtjes.

Këta sektorë, sipas tij, përfaqësojnë potencial për investime konkrete, shkëmbim njohurish dhe përparim teknologjik, por edhe për lidhje më të thella mes institucioneve dhe kompanive të të dyja vendeve.

Sipas Radio Televizionit të Serbisë (RTS), presidenti i fundit amerikan që ka vizituar Beogradin ishte Jimmy Carter, më 1980./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika