Ambasadori jorezident i Danimarkës: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja Vjosa Osmani të enjten ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen, i cili ka theksuar se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e 12 dhjetorit ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen, të cilit edhe i ka uruar mirëseardhje.

Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, ka shfaqur besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Christian Grønbech-Jensen, kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.

Në takim me ambasadorin Grønbech-Jensen, ajo ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Ndërsa, ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuara për paqe e stabilitet.

Osmani, ndër të tjera, ka shtuar se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga Danimarka, sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, Grønbech-Jensen ka theksuar se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe, në të njëjtën kohë, e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ndryshe, Osmani ka biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e energjisë, shkëmbimit ekonomik e tregtar, arsimit, drejtësisë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika